Universiteti eCampus

Universiteti Online pranë teje!

eCampus është një nga universitetet online më të rëndësishme në Itali, me mbi 90.000 studentë të regjistruar dhe me kurse universitare gjithmonë në rritje. Selia qendrore ndodhet në Novedrate (Como), në ish Qendrën Europiane të Trajnimit IBM, në një kampus të rrethuar nga gjelbërimi. Ndërsa selitë e tjera janë të shpërndara në të gjithë territorin italian. Sa i përket provimeve dhe titujve të studimit eCampus është i strukturuar si një univeristet tradicional, por i organizon leksionet krejt ndryshe: studentët mund t’i ndjekin ato online nga kompjuteri i tyre apo në çdo moment të ditës, nëpërmjet aplikacionit mobile. Gjithashtu, ata kanë në dispozicion një tutor personal online dhe u duhet të paraqiten fizikisht (në qendrat akademike) vetëm kur japin provimet ose mbrojnë diplomën.

Struktura teknologjike e universitetit, një nga më të avancuarat, është e projektuar për të realizuar një VLE (Virtual Learning Environment, Ambient Mësimor Virtual) të aftë për të integruar të gjitha funksionet që interneti u mundëson secilit prej studentëve (leksione, verifikime, takime me profesorët, placement, stazh, shërbimet e bibliotekës, shërbimet e administratës etj.).

Për herë të parë në Shqipëri, Universiteti eCampus i ofron të gjithë studentëve shqiptarë mundësinë për të patur një diplomë e cila njihet në të gjithë Bashkimin Europian, duke konvertuar diplomën e tyre aktuale. Konvertimi bëhet nëpëmjet një procedure të thjeshtë, me 3 hapa, e cila mund të ndiqet lehtësisht nga studentët, pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë jashtë vendit.

Bordi Akademik

Prof. Dr. Arben Malaj
Prof. Dr. Arben MalajPro Rektor eCampus për Ballkanin
Prof. Dr. Adrian Civici
Prof. Dr. Adrian CiviciProfesor i asociuar në Shkencat Ekonomike
Prof.assoc. Dr. Ersi N. Bozheku
Prof.assoc. Dr. Ersi N. BozhekuProfesor i asociuar në Drejtësi Penale

Konverto diplomën tënde!

Bëhu pjesë e tregut Europian të punës.

Mëso më Shumë