Cristiano Ronaldo është protagonist i fushatës së re promocionale të Universitetit eCampus, aktive që nga 15 shtatori 2019. Një fushatë me spote televizive, materiale promocionale në shtyp dhe aktivizime online, të gjitha me në fokus formimin akademik novator.

I bindur se “gjatë studimeve, njëlloj si edhe në sport, nevojitet vendosmëri, angazhim dhe përgatitje”, ylli i Juventus, pesë herë fitues i topit të artë, mbështeti dhurimin e 36 bursave të studimit për ata të rinj që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet për shkaqe ekonomike, familjare apo sociale, duke i dhënë një shans më shumë atyre që vërtet kanë nevojë.

Një portal online i dedikuar mblodhi të gjitha kandidaturat të cilat do të vlerësohen në vazhdim. Pavarësisht karrierës së tij si sportist, Cristiano Ronaldo ka shprehur shpesh dëshirën e tij për të ndjekur në të ardhmen një kurs universitar. Ronaldo e vlerësoi menjëherë modelin didaktik të Universitetit eCampus jo vetëm për fleksibilitetin që ofron, por edhe për sa i përket vëmendjes së vazhdueshme që i kushtohet studentit.

Në fakt, eCampus ofron 49 degë studimi online, ku disa prej tyre janë vërtet novatore.  eCampus është i vetmi universitet e-learning në Itali, me shërbime tutorimi dhe konsulence të disponueshme në Itali dhe Shqipëri.

Ky model didaktik është ideal për të gjithë: si për ata që nuk mund të ndjekin leksionet dhe kanë nevojë ta menaxhojnë vetë kohën e tyre të studimit, por edhe për ata që duan të arrijnë rezultate të shkëlqyera me mbështetjen e një tutori personal.

Cristiano Ronaldo është i lumtur që po promovon eCampus, duke ndihmuar në përmirësimin e imazhit të Universitetit, përmes reklamimit dhe promovimit të një fushate sociale integrimi didaktik dhe kulturor.