Instrumentet e komunikimit dixhital ditët e sotme janë të pranishme në të gjitha strategjitë e kompanive dhe për të arritur një rezultat maksimal nevojiten aftësi shumë specifike sikurse një skenar i aftë për të përballuar evolucionin e vazhdueshëm në këtë industri. Masterat për Dixhital dhe Grafik Dizajn synojnë të formojnë profesionistë të aftë për të zotëruar programet kryesore të redaktimit video-grafik si dhe teknikat themelore të komunikimit dhe marketingut dixhital. Fotografia, komunikimi përmes imazheve, videove dhe vëmendja ndaj eksperiencës së përdoruesit janë baza e strategjisë dixhitale të çdo kompanie që shikon drej së ardhmes: një mundësi gjithnjë e në rritje për specialistët e këtij sektori.

Kujt i drejtohet Masteri në Dixhital dhe Grafik Dizajn i Shkollës Dixhitale eCampus

Masteri synon profesionistët që veprojnë tashmë në sektorin grafik, video apo marketing, të cilët dëshirojnë të azhornojnë profesionalizmin e tyre në ndryshimet e vazhdueshme që imponon tregu i punës, ashtu si edhe të sapodiplomuarit që kërkojnë një Master edhe më përtej-formues që mund të ndihmojë në futjen brenda sektorit, falë edhe mundësisë së kryerjes së një praktike në një prej kompanive tona partnere.

Masteri synon të formojë profesionistë të aftë për të zotëruar programet kryesore të përpunimit video dhe grafik si dhe teknikat themelore të komunikimit dhe marketingut dixhital.

Përfitimet e mundshme profesionale janë: Grafik Dizajner, Drejtor Arti, Web Designer,  Zhvillues Front End, UX / UI Designer, Video Prodhues, Video Krijues , Menaxher i Mediave Sociale, Specialist i Mediave Sociale, Strateg Dixhital.

 

Kohëzgjatja e Masterit të Grafik Dizajnit në Shkollës Dixhitale eCampus

Masteri ka një kohëzgjatje 1 vjeçare përgjatë çdo fundjave dhe kryhet përmes leksioneve ballë për ballë, të cilat synojnë t’u ofrojnë pjesëmarrësve teknikat e nevojshme për konceptimin, zbatimin dhe analizimin e një strategjie të plotë të komunikimit dixhital.

Leksionet mbështeten gjithashtu dhe thellohen nga materialet dhe ushtrimet e ofruara online, falë një platforme moderne që mundëson integrimin e të gjitha funksioneve që vë në dispozicion interneti sot për secilin student.

 

Kërkesat e hyrjes

Në këtë master mund të hyjnë të gjithë ata që kanë mbyllur mbyllur 3-vjeçar, masterin ose specializimin sipas sistemit të mëparshëm ose pasues të Dekretit Ministror 509/99. Përfshihen leksionet ballë për ballë, seminaret dhe leksionet online si dhe përgatitja individuale me mësuesin tuaj, për një total prej 1500 orësh, që korrespondojnë me një total prej 60 kreditesh.

 

Dëshiron të dish më shumë?

Plotëso të dhënat më poshtë dhe dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë për t’ju dhënë më shumë informacion.