Mjekësi Estetike: në të njëjtin hap me teknikat më të përparuara

Master universitar i nivelit të dytë

Sipas studimeve më të fundit, një në tre gra në botë shkon te mjeku estetist; kjo do të thotë se sektori i mjekësisë estetike është në rritje të vazhdueshme dhe se pritshmëritë e kërkesat për profesionistë janë të mëdha e në zhvillim. Në fakt, një mjek estetist duhet të jetë në gjendje të formulojë diagnozat e duhura të karakterit estetik dhe t’i zgjidhë ato duke i përballur me kompetencë dhe profesionalizëm.

Masteri universitar i nivelit të dytë në Mjekësinë Estetike është konceptuar si një kurs trajnimi intensiv i cili përfshin mësime teorike, seminare dhe takime ambulatore me qëllim ofrimin e njohurive të avancuara sa i përket teknikave diagnostikuese dhe terapeutike të kësaj dege.

Ky master i avancuar në universitetin eCampus ka për qëllim trajnimin e mjekëve nëpërmjet instrumenteve standarde të studimit online, e-learning, por edhe përmes tutorimit të vazhdueshëm. Gjatë gjithë perkursit të studimit studentëve do tu jepet edhe mundësia e trajtimit në praktikë e çështjeve të ndryshme klinike, me ndihmën dhe asistencën e profesorëve.

Struktura didaktike e Masterit adreson aspektet e ndryshme të problemeve estetike mjekësore me një metodologji moderne dhe në të njëjtin hap me zhvillimin e njohurive më të përparuara të kërkimit mjekësor, pa lënë pas dore asnjëherë kontaktin e vazhdueshëm ndërmjet pedagogëve dhe studentëve në çdo fazë të studimit.

 

Diplomat që përshtaten

Ky master u drejtohet studentëve dhe mjekëve që kanë marrë një diplomë në:

– Mjekësi të përgjithshme

– Specializim/master në kirurgji

 

Objektivat

  • Përvetësimi i një bagazhi të gjërë njohurish teorike dhe praktike të cilat bëjnë të mundur krijimin e një qasjeje profesionale në fushën e Mjekësisë Estetike.
  • Krijimi i njohurive bazë dhe të përparua mbi përzgjedhjen e pacientëve; për përvetësimin e metodologjive të parandalimit, diagnostikimit dhe të trajtimit të komplikacioneve.
  • Formimi i profesionistëve të aftë për të garantuar profesionalizëm dhe siguri të lartë, të cilët çdo vit janë tu përgjigjen nevojave të një game sa më të gjerë pacientësh.

 

Provimi përfundimtar

Provimi përfundimtar (10 kredite) do të përbëhet nga një projekt ose nga një propozim nga ana e studentit mbi përmirësime të mundshme në fushën e shëndetësisëestetike, të lidhura me realitetin afër këtij të fundit. Projekti do të diskutohet në selinë e Universitetit në Novedrate (CO).

 

Dëshiron të dish më shumë?

Plotëso të dhënat më poshtë dhe dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë për t’ju dhënë më shumë informacion.