Mjekësi Estetike: të qënit profesionistë të kompletuar në shëndetësi

Master universitar i nivelit të parë

 

Kujt i drejtohet

Si degë e filiozofisë, estetika ka qenë gjithmonë në qendrën e interesit të mendimit njerëzor, e trajtuar si aftësia për të “perceptuar përmes ndërmjetësimit të shqisave” dhe e përqëndruar kryesisht tek shprehja artistike.

Estetika, jo detyrimisht e lidhur me kuptimin e saj filozofik, por si “art i të dukurit” apo si “normë estetike” është e përhapur në të gjitha kulturat dhe ndryshon me të njëjtin hap me të cilin ndryshon edhe shoqëria. Nuk apikohet vetëm sa i përket artit, por edhe në kurimin e njeriut, në mënyrën e tij se si integrohet në shoqëri, gjithsesi gjithmonë e lidhur me mënyrën e të dukurit.

Deri para pak viteve estetika ishte e lidhur ngushtë me figura jo-shëndetësore (estetistë, masazhator, tatuator …) të cilët merreshin vetëm me përmirësimin e pamjes së njerëzve, duke përdorur pak a shumë vetëm kozmetikën.

Në fakt, mjekësia ishte reduktuar vetëm si “arti i kurimit”, pa i kushtuar vëmendje njeriut në tërësi, por vetëm pjesës klinike dhe ruajtjes së shëndetit.

Por njeriu ka nevojë për një mjekësi estetike e cila “e bën të ndjehet mirë” edhe nga ana psikologjike, përtej të jetuarit si i “shpëtuar” nga mjekësia kirurgjikale. Për këtë arsye, me rritjen e mirëqenies shoqëria ka shtyrë mjekësinë që të marrë përsipër edhe aspektin estetik: lindi mjekësia estetike, e cila është një degë që përdor teknika jo-invazive për të përmirësuar mirëqenien psikofizike të pacientit.

Në ditët e sotme është e nevojshme të integrojmë me njëra-tjetrën aftësitë personale me punën në ekip. Kjo është e vetmja përgjigje që mund të japim për të përballuar kompleksitetin: ekipi si një grup partnerësh, secili me aftësitë e tij, jo në një marrëdhënie varësie, por në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse profesioni i infermierisë integrohet dhe vepron krahë për krahu me mjekun apo me punonjësit jo mjekësorë, për të realizuar edhe atë pjesë të “estetikës” e cila në botën e sotme ka rëndësi jetike për pacientët. Mjekë me përvojë, infermierë me përvojë, estetistë me përvojë, pacientë që kërkojnë shumë më shumë.

Por është e rëndësishme që kjo përvojë dhe eksperiencë të “formohet”, ndaj janë mëse të domosdoshme kurse jashtë kuadrit klasik të studimeve, të cilat orientojnë dhe specializojnë në sektorë të veçantë.

Ky master është i lidhur me profesionin e infermierisë, i cili me kalimin e viteve është prekur nga një proces i vazhdueshëm adaptimi në karakteristikat e tij, në mënyrë që të sigurojë ndihmë në një “perspektivë më të gjërë” e cila merr në konsideratë, jo vetëm aspektet klinike, por edhe marrëdhëniet shoqërore dhe mjedisin që rrethon personin të cilit i vjen në ndihmë.

Diploma master në mjekësinë estetike ofron koncepte themelore (klinike, juridike, strukturore) si edhe dije mbi terapitë e përdorura, duke i garantuar studentëve përvetësimin e njohurive të përgjithshme dhe specifike që e karakterizojnë këtë disiplinë.

 

Diplomat që përshtaten

Ky master u drejtohet studentëve që kanë marrë një diplomë bachelor (3-vjeçare), mundësisht në:

  • Infermieri ose në një kualifikim ekuivalent
  • Erboristeria

 

Objektivat

  • Përvetësimi i njohurive të thella që synojnë integrimin e figurës së infermierit në ekipet mjekësore dhe të specializuara, të cilat merren me mjekësi estetike.
  • Përvetësimi i aftësive për të arritur autonomi profesionale në fushën e mjekësisë estetike
  • Përvetësimi i aftësive të komunikimit gjatë punës në ekip
  • Përvetësimi njohurive teknike dhe shkencore për të menaxhuar pacientin me profesionalizëm

 

Provimet

Masteri është i strukturuar në 5 makro-fusha të cilat korrespondojnë me 5 provime:

G1 – LA MEDICINA ESTETICA: ASPETTI GENERALI

G2 – ANATOMIA, FISIOLOGIA E PATOLOGIA

G3 – LE TERAPIE IN MEDICINA ESTETICA 1

G4 – LE TERAPIE IN MEDICINA ESTETICA 2

G5 – MEDICINA E COSMESI

G6 – MEDICINA ESTETICA E STILI DI VITA

G7 – COMUNICAZIONE E MARKETING IN MEDICINA ESTETICA

 

Provimi përfundimtar

Provimi përfundimtar (10 kredite) do të përbëhet nga një projekt ose nga një propozim nga ana e studentit mbi përmirësime të mundshme në fushën e shëndetësisë, të lidhura me realitetin afër këtij të fundit. Projekti do të diskutohet në selinë e Universitetit në Novedrate (CO).

 

Dëshiron të dish më shumë?

Plotëso të dhënat më poshtë dhe dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë për t’ju dhënë më shumë informacion.