Estetika Onkologjike: të rindërtosh imazhin që ke për veten

Master universitar i nivelit të parë

Sëmundja onkologjike, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila shpesh është tejet gjymtuese, gjatë kemios dhe radioterapisë, bëhet shkak i një gjëndjeje të keqe te pacienti (depresive, me ankth dhe trishtim).

Onkologu, edhe pse është tepër i vëmendshëm ndaj këtyre situatave, ka si objektiv parësor kujdesin fizik të pacientit, shpesh duke nënvlerësuar aspekte të rëndësishme të cilat ndikojnë në mënyrën se si pacienti percepton veten dhe raportet me të tjerët.

Sidomos në ditët e sotme, me marrjen për një kohë të gjatë të barnave me antitrupa dhe antitumorale, efektet e terapive zgjasin për shumë vite dhe modifikojnë së tepërmi imazhin që kemi për veten.

Besojmë se është shumë e rëndësishme që pacienti të mos ndihet i vetmuar gjatë përballjes me të tilla probleme dhe se duhet të mbështetet gjatë procesit të rindërtimit dhe të pranimit të vetvetes.

Kujdesi ndaj imazhit, përtej efekteve anësore të terapisë, është një moment me rëndësi jetike dhe pozitiv, i cili ndihmon për të vazhduar përballjen me një rrugë të gjatë dhe të lodhshme, në “luftën personale” kundër vdekjes.

“Terapia estetike”, “terapia e të ushqyerit”, “terapia e stilit të jetesës” dhe “terapia posturale” përdoren si suport për terapinë antineoplastike: dëmtimet estetike rikonstruktohen me kirurgji kozmetike, ndërsa imazhi për veten rindërtohet me ndërhyrje multidisiplinare, nëpërmjet të cilave jeta e pacinetit ndryshon në mënyrë të pariparueshme pas një përvoje traumatike.

Këto aspekte ende nuk janë marrë në konsideratë sa duhet në kurrikulat e studentëve të mjekësisë dhe të infermierisë.

Masteri në estetikën onkologjike ofron njohuri klinike mbi teknikat kirurgjikale të përdorura te pacientët me kancer, si për qëllime estetike ashtu edhe për ato funksionale: përdorimi i këtyre teknikave bën të mundur përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve.

Gjithashtu ky master, i përshtatshëm për infermierët, është jashtëzakonisht novator sepse rrit vlerat e profesionistëve të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe ekspertiza e tyre po bëhet gjithnjë e më e kërkuar, përtej aspekteve terapeutike, të cilat janë tipike për mjekët.

Zhvillimi i njohurive për të mbështetur plotësisht pacientët, mbase për një kohë të gjatë, është një nga “misionet” e profesionit të infermierisë.

Diplomat që përshtaten

Ky master u drejtohet studentëve që kanë marrë një diplomë bachelor (3-vjeçare), mundësisht në Infermieri ose në një kualifikim ekuivalent.

Objektivat

  • Ofrimi i njohurive të thelluara mbi këtë shkencë, në mënyrë që të garantohet ndihma e kualifikuar e infermierëve ndaj pacientëve onkologjikë, të cilët i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike në fazat para, gjatë dhe pas operacionit.
  • Njohja e nevojave specifike për planifikimin e ndërhyrjeve pedagogjike dhe mbështetëse gjatë transferimit të pacientit në shtëpi
  • Njohja e teknikave për një suport aktiv ndaj pacientëve
  • Njohja e teknikave të përmirësimit estetik, për të punuar në grup me kompetencë.

Masteri ka një kohëzgjatje prej 12 muajsh dhe ndiqet në modalitetin full online.

 

Provimet

Ky master është i strukturuar në 5 makro-fusha të cilat korrespondojnë me 5 provime:

  • G1 – LA MEDICINA E LA CHIRURGIA ESTETICA: ASPETTI GENERALI
  • G2 – RICOSTRUZIONE CHIRURGICA DOPO INTERVENTI DEMOLITIVI PER NEOPLASIE
  • G3 – RICOSTRUZIONE CHIRURGICA DOPO INTERVENTI DEMOLITIVI DELL’APPARTO TEGUMENTARIO
  • G4 – GESTIONE DEL PAZIENTE NELLA FASE “RICOSTRUTTIVA
  • G5 – PSICOLOGIA E COMUNICAZIONE A SOSTEGNO DELL’OPERATORE E DEL PAZIENTE

 

Provimi përfundimtar

Provimi përfundimtar (11 kredite) do të përbëhet nga një projekt ose nga një propozim nga ana e studentit mbi përmirësime të mundshme në fushën e shëndetësisë, të lidhura me realitetin afër këtij të fundit. Projekti do të diskutohet në selinë e Universitetit në Novedrate (CO).

 

Dëshiron të dish më shumë?

Plotëso të dhënat më poshtë dhe dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë për t’ju dhënë më shumë informacion.