Shkencat Biologjike është një nga degët e reja në Universitetin eCampus. Kjo degë është një alternativë e vlefshme për marrjen e provimeve të ngjashme me ato të Fakultetit të Mjekësisë ose të Stomatologjisë.

eCampus është i vetmi universitet italian që ofron këtë degë studimi online.

Shkencat Biologjike në eCampus të mundësojnë të japësh provime të ngjashme me ato të Mjekësisë dhe të Stomatologjisë. Në fakt, studenti pasi ka marrë 25 kredite mund të transferohet në një nga këto fakultete pa pengesën e provimit hyrës dhe madje në vitet më lartë se viti i parë.

Metoda e mësimdhënies parashikon që studenti t’i ndjeki leksionet nga shtëpia duke kryer klasat e laboratorit dhe praktikën në kampusin e Novedrate ose në selitë e universitetit pranë vendit ku ata banojnë.

Marrëdhënia e vazhdueshme me pedagogët, gjithmonë të disponueshëm për shpjegime dhe konsulta shtesë, synojnë të përgatisin studentët me dije dhe praktika të konsoliduara. Gjithashtu, një tutor personal ndjek vazhdimisht perkursin akademik të studentëve; çdo student mund të arrijë qëllimet vetjake brenda kohës së parashikuar, nëpërmjet një procesi planifikimi të kujdesshëm dhe të personalizuar.

Sa i përket provimeve, për çdo vit akademik janë planifikuar shtatë sezone, në të cilat pjesëmarrja nuk është me detyrim.

Ju bëjmë me dije se regjistrimet për vitin akademik 2019/20 janë të hapura: një mundësi e artë për ata që nuk kanë mundur të futen tek kuotat e fakulteteve të Mjekësisë dhe Stomatologjisë, por që ende synojnë të realizojnë ëndrrën e tyre.